INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës kalon me sukses Vettingun

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës kalon me sukses Vettingun

Publikuar më: 09:36 14-05-2018

Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Manjola Xhaxho konfirmohet në detyrë duke kaluar kështu me sukses procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kaloi në sitë të dhënat për pasurinë, pastërtinë së figurës dhe profesionalizmin e Xhaxhos e cila është edhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sa i takon pasurisë ILDKPI ka konstatuar se deklarimi i pasurisë së gjyqtares është i saktë. Ka burim financiar të ligjshëm,  nuk ka kryer deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi. Nga verifikimi i KPK u konstatua se mungon deklarata e vitin 2006.

manjola.jpg

Gjyqtarja jeton në banesën e prindërve që ia ka dhuruar në vitin 2011. Nga verifikimi deri ne 27 mars 2018 nuk ka pasuri tjetër" Verifikimi i DSIK ka arritur në përfundimin se është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës. Sa i takon aftësisë profesionale KLD konstaton se është e aftë ka njohuri dhe aftësi për të kryer procedurat ligjore me integritet dhe paanësi.  Nuk ka asnjë masë disiplinore. Vetë gjyqtarja ishte dakord me gjetjet e KPK-së.

Article Logic
Execution time: 0.0033488273620605