INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e la në burg, djali i deputetit Rraja i dërgon një mesazh Bashës

Gjykata e la në burg, djali i deputetit Rraja i dërgon një mesazh Bashës

Publikuar më: 12:24 02-10-2018

Pas daljes nga Gjykata e Krujës, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”, Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen.

E vetmja gjë që ai deklaroi kishte lidhje me Lulzim Bashën, të cilin e paralajmëroi për zgjedhjet e ardhshme.

“Lulzim Basha ta provojë në votime”, deklaroi Rexhep Rraja i akuzuar për përndjekje ndaj 25-vjeçares Xhisiela Maloku.

Masa e sigurisë “arrest me burg” u kërkua nga prokurorja Mirela Kapo, ndërsa vendimi u dha nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506