INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobë të majme dhe burg, Gjykata Spanjolle ''nuk fal'' Cristiano Ronaldo-n

Gjobë të majme dhe burg, Gjykata Spanjolle ''nuk fal'' Cristiano Ronaldo-n

Publikuar më: 16:54 22-01-2019

Cristiano Ronaldo dënohet për evazion fiskal nga Gjykata Spanjolle. Portugezi u akuzua specifikisht për periudhën 2011-2014, kur luante për Real Madrid duke përdorur skema mashtrimi për të fshehur paratë.

Ai qëndroi vetëm 15 minuta në sallën e gjyqit, pasi aq i duheshin për të firmosur marrëveshjen, me të cilën kishte rënë dakord më parë.

19 milion euro gjobë të do paguajë futbollisti, duke evituar kështu 23 muaj pas hekurave, pasi ligji spanjoll e lejon që njerëzit pa precedentë penalë, t’i shmangen burgut, nëse ka dy vite e poshtë dënim.

Ronaldo dukej në formë të mrekullueshme dhe gjithnjë duke qeshur përkrah partneres Georginës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037992000579834