INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankthit i vjen fundi tek Partizani, Skënder Gega hedh firmën në prani të Olsi Ramës

Ankthit i vjen fundi tek Partizani, Skënder Gega hedh firmën në prani të Olsi Ramës

Publikuar më: 17:00 22-01-2019

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Skënder Gega ka nënshkruar rinovimin me klubin e Partizanit.

Në prani të drejtorit Olsi Rama ai ka hedhur firmën, pasi ka kaluar të gjitha pritshmëritë e kontratës fillestare që mbaronte në fillim janari. Kështu ai vazhdon i qetë rrugën drejt objektivit për t’i sjellë klubit trofeun e munguar prej 26 vitesh.

Në kontratën e re, tashmë të depozituar edhe në FSHF janë të përfshira bonuse në qoftë se Partizani shpallet  kampion dhe një rrogë e majme, që pritet të jetë me larta në kampionatin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0043590068817139