INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjinjtë perfekt nuk ekzistojnë

Gjinjtë perfekt nuk ekzistojnë

Publikuar më: 15:07 03-11-2017

Nga Zhaklin Lekatari

Cicat perfekte nuk ekzistojnë. Nëse dituria rreth gjinjve, gjoksit, cicave ndalet tek ato që sheh në TV, filma apo revista, atëherë ndoshta gabimisht ke kuptuar që gjoksi është bazik. Ky konstatim në fakt është vite larg së vërtetës. Jashtë, në botën e vërtetë, gjinjtë janë shumë të ndryshëm: ato vijnë në forma, masa dhe ngjyra të ndryshme.

Hollywood-i dhe kultura pop na kanë diktuar që një gjoks tresh, me thithka rozë, është perfeksioni vetë, poooor siç thashë në fillim të postit, cica perfekte nuk ekziston. Dhe nëse me pyesi mua, shumëllojshmëria e gjoksit e bën atë akoma më tërheqës dhe lozonjar. Hajde i analizojmë me rradhë se pse gjokset, gjinjtë apo cicat ndryshojnë.

Masa

Në Amerikë, masat e sutjenave variojnë nga kupa A e deri tek D, ndërkohë që në Evrope masat variojnë nga 1 deri te 7 ndonëse të shprehura me numra të ndryshëm. Por,dhe firmat e ndryshme që ofrojne sutjena me masa të mëdha, nuk pasqyrojnë plotësisht spektrumin e gjokseve të mëdha. Në librin Guinness, rekordin për gjoksin më të madh në botë e mban një grua amerikane, e cila ka nevojë për një palë sutjena me masë 48V të cilat as nuk prodhohet. Ndërkohë, gjokset e vogla të cilat nuk fitojnë shumë vëmëndje në përditshmëri, janë fituese në dyqane, në të cilat ofrohet një shumëllojshmëri sutjenash për gjokse 0.5 e deri në 1.

Forma

Shumica e bisedave rreth formës së gjirit arrijnë në përfundimin që gjinjtë kanë vetëm dy forma: të bukur e të rrumbullakët ose  të varur si dy traste me rërë. Por nuk është kaq e thjështë. Skuadra e kompanisë së sutjenave Third Love p.sh ka identifikuar nëntë lloje gjoksesh. Padyshim që gjoksi i rrumbullakët dhe ai i varur bëjnë pjesë në këtë listë, por aty ka dhe gjokse në formë këmbanë, loti, anësore, atletike e kshu  me rradhë. Forma juaj e gjirit ka rëndësi jo vetëm për arsye estetike. Forma e gjirit ka një impakt dramatik mbi përshtatshmërinë më sutjenat. Ndërkohë që ne mendojmë që madhesia e shpinës dhe e kupës së gjoksit janë të rëndëishme për të zgjedhur sutjenat që na rrijnë më mirë, duhet të dimë që dhe forma e gjoksit është marrë parasysh gjatë design-imit të tyre. Stilet e sutjenave janë projektuar me një formë specifike të gjirit në mëndje, dhe nëse ajo nuk është forma e gjirit tënd, sutjenat të bezdisin.

Thithka

Dhe mbi të gjitha këto qëndron thithka. Ashtu si pjesa tjetër e trupit, thithkat mund të kenë ngjyra nga më të ndryshmet, nga bezha deri te lejlaja. Por ngjyra nuk është elementi i vetëm që i ndan thithkat. Sipas  doktor Tsippora Shainhouse në Amerikë, Kaliforni, kemi tetë lloje thithkash. Disa thithka zhduken te areola nëse nuk ngacmohen, ndërsa të tjera janë gjithmonë nën vëmëndje pamvarësisht ngjarjeve përreth. Disa thithka kanë qime, ndërsa disa janë të fryra, disa janë si të dala nga gjoksi ndërkohë që të tjerat janë në të kundërt të futura.

Këto janë vetëm disa mënyra se si gjoksi apo gjinjtë ndryshojnë nga njëri-tjetri, dhe nëse shtojmë se si ndihemi rreth tyre, biseda natyrisht që zgjaaatet shumë. Ajo që këshilloj është që sido që të jetë gjoksi juaj, pranojeni, duajeni dhe respektojeni atë. Pranimi dhe dashuria ndaj vetes, janë gjithmonë hapi kryesor dhe më i rëndësishëm në marrëdhënien që kemi me veten dhe me të tjerët. Po ti çfarë gjoksi ke ? Unë të vogël.

Falenderojmë Zhaklin Lekatari për shkrimin e publikuar në intv.al.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205