Berat Gjimshiti, i rikthyer si titullar tek Atalanta pas një kohe të gjatë të kaluar në stol, ka qenë një nga protagonistët e fitores 4-1 të marrë nga bergamaskët kundër Inter-it mesditën e së dielës. Ai ka arritur të limitojë Icardi-n dhe ka shënuar golin e tretë të vendasve.
Pavarësisht humbjes, agjentja dhe bashkëshortja e kapitenit të Interit, Wanda Nara ka folur për “Mediaset” në lidhje me ndeshjen, duke e konsideruar si të nevojshme, pasi lodhja e skuadrës është shumë e madhe.
“Edhe humbjet ndonjëherë janë të nevojshme. Pas Barcelonës, ekipi ishte e lodhur dhe Atalanta është një ekip i fortë fizikisht që i vë të gjitha skuadrat në vështirësi. Interi po luan çdo 3 ditë dhe mendoj se është normale që mund të ketë momente të tilla si ky”, u shpreh Wanda Nara.









16 Jun 2026 





