INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ata janë gati, “çunat” e kombëtares premtojnë fitore në ndeshjet e rradhës

Ata janë gati, “çunat” e kombëtares premtojnë fitore në ndeshjet e rradhës

Publikuar më: 19:37 13-11-2018

Gardianët e mbrojtjes së kombëtares kuqezi premtojnë rezultate pozitive dhe më pak gabime në fushën e blertë. Andi Lila dhe Berat Gjimshiti dolën përballë medias me premtime dhe marrjen e përgjegjësive për gabimet e së shkuarës.

Nuk mjafton 100% e peformancës në dy përballjet e radhës të kombëtares shqiptare përballë Skocisë dhe Uellsit për një rezultat pozitiv. Andi Lila në fjalën e tij tha se më e rëndësishmja për ekipin është shpirti luftarak dhe përveç kësaj çdo lojtar duhet të japë 200% në kombëtare.

Për mbrojtësin Lila një arsye për rezultatet negative të kombëtares është edhe ndërrimi i gjeneratave. Ai tha se ekipi do kohën e vet në këtë fazë të re që ka nisur.

Mbrojtësi Gjimshiti e nisi me entuziazëm deklaratën e tij duke thënë se goli me Interi-n vjen në një moment të mirë, dhe në kombëtare vjen mjaft i karikuar. Gjithashtu, përballë gazetarëve ai u përpoq të justifikonte golat e pësuar në ndeshjen ndaj Izraeli-t duke thënë se ato ishin gabime personale dhe jo të krejt mbrojtjes.

Sipas tij, alternativë e Panuçi-t mund të jetë formacioni me tre mbrojtës, i eksperimentuar edhe ndaj Jordanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034389495849609