INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlqimi dhe rënia e Joe Cole... ish-lojtari i Chelsea jep dorëheqjen nga futbolli

Shkëlqimi dhe rënia e Joe Cole... ish-lojtari i Chelsea jep dorëheqjen nga futbolli

Publikuar më: 19:55 13-11-2018

Joe Cole njohu një sukses të padiskutueshëm tek ekipi i Chelsea, aty ku të gjithë thonin se ai ishte i ngjashëm me Lionel Messi-n dhe mund t’ja kalonte atij, por gjërat nuk shkuan sipas planeve për djalin nga West Ham.

Vetëm 1 javë pas transferimit tek “Blutë” e Londrës, lojtari kishte probleme me sytë dhe vendosi lente, me të cilat ishte i detyruar të luante dhe ato e penguan mjaftueshëm në karrierën e tij. Pas 7 viteve me ekipin londinez, refuzoi Tottenhami-n dhe shkon tek Liverpool.

Aty largohet pa zhurmë dhe nuk le asnjë shenjë, duke e nisur tashmë gjithçka nga e parë në Lille, të Francës. Edhe aty pas një sezoni të keq lojtari u rikthye sërish në Angli në huazime skuadrash të ndryshme.

Mendimi për të lënë futbollin nisi të “ziente” në mendjen e tij që 30 vjeç, por thirrja e Coventry, në ligën e dytë angleze, pra kategoria e tretë, e tërhoqi, për të marrë më pas avionin dhe kaluar Oqeanin, në Florida, me Tampa Bay.

Në ditën e sotme, ai zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen nga futbolli, duke u mbajtur mend si njeriu si njeriu që shkëlqeu dhe rënia e tij graduale nuk u vu re rrugës, duke na kujtuar titullin e famshëm të librit nga Dritëro Agolli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036067962646484