INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seksi ndonjëherë është i dëmshëm, Usain Bolt nuk e bënte kurrë para garave

Seksi ndonjëherë është i dëmshëm, Usain Bolt nuk e bënte kurrë para garave

Publikuar më: 20:53 12-11-2018

Është një nga atletët më të mirë në botë. Xhamajkani Usain Bolt, fitues i 8 medaljeve të arta në Lojërat Olimpike, ka ndarë disa sekrete me gazetën britanike “The Sun”.

Atleti deklaroi se seksi ishte i rrezikshëm për performancën e tij: “Gjithnjë kam evituar të bëja seks para eventeve të mëdha. Fillimisht kam bërë një provë, duke bërë seks para garave dhe rezultati ishte një katastrofë. Nuk isha asgjëkundi në pistë”, tha atleti.

Ai më pas shtoi se së bashku me trajnerin e tij vendosën që para eventeve të mëdha gjithmonë të evitonin seksin dhe kjo i solli rezultate të shkëlqyera, duke u bërë njeriu më i shpejtë në botë në garat e 100 dhe 200 metra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036988258361816