INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Kolumbi nuk guxon të humbësh se të vrasin! Futbollisti-t kolumbian i bëjnë atentatin e rrezikshëm[FOTO]

Në Kolumbi nuk guxon të humbësh se të vrasin! Futbollisti-t kolumbian i bëjnë atentatin e rrezikshëm[FOTO]

Publikuar më: 20:38 12-11-2018

Në Kolumbi të luash futboll do të thotë të jesh i gatshëm edhe të japësh jetën për gabimet që mund të bësh në fushën e lojës.

Në Kali, zhvillon aktivitetin e tij klubi i qyteti, i cili është edhe një kohësisht më i madhi në Kolumbi. Deportivo Kali fitoi dje 1-0 në ndeshjen e fundit të kampionatit, por nuk arriti të renditej mes 8 ekipeve të kreut, që kalojnë në play-off për titull.

Zemërimi për eliminimin nuk ka kaluar aq shpejt dhe futbollisti-t Juan Sebastian Quintero i kanë bërë sot një atentat.

Makina e tij u qëllua nga 6 plumba, por për fat të mirë futbollisti shpëtoi pa u lënduar.

Deportivo Kali ka dënuar ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmën e policisë për të shmangur ngjarje të tilla të dhunshme, të cilat rrezikojnë jetë njerëzish.

deprotivo_cali.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0066521167755127