INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjeti dashurinë e jetës, Jori Delli bën publike lidhjen me reperin e njohur

Gjeti dashurinë e jetës, Jori Delli bën publike lidhjen me reperin e njohur

Publikuar më: 15:27 22-09-2023

Modelja e njohur, ish-banorja e spektaklit televiziv "BBV2", Jori Delli, vazhdon të jetojë në vendin ku ajo është rritur, në Itali.

E me sa duket një ndër arsyet e këtij vendimi është dhe lidhja e saj me reperin italian, Fredde Palma, lajm të cilin e konfirmoi ajo vetë nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social "Instagram"

Dyshja shfaqet tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndajnë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tyre.

Mbrëmjen e së mërkurës, Jori ka publikuar foto se si dukeshin në "Javën e Modës" në Milano, ku ajo shfaqet me një fustan në formë xhakete me ngjyrë të zezë me shkëlqim, ndërsa reperi me bluzë të bardhë, xhaketë lëkure dhe pantallona gri.

Article Logic
Execution time: 0.0033669471740723