INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermania pa vendim, opozita i bashkohet qeverisë në lobimin për integrimin!

Gjermania pa vendim, opozita i bashkohet qeverisë në lobimin për integrimin!

Publikuar më: 12:45 05-06-2018

Në kulmin e debatit politik një lëvizje e beftë e deputetes demokrate Rudina Hajdari. Ndërsa demokratet protestojnë në çdo komisioni Rudina Hajdari i është bashkuar Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë vizitës në Gjermani, ku ka zhvilluar një seancë dëgjimore në Bundestag.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat Rudina Hajdari shfaqet në krah të ministres Gjonaj e deputetes socialiste Mimi Kodheli, në delegacionin shqiptar që zhvilloi një vizitë në Bundestag.
Ndërsa në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se gjatë seancës dëgjimore, Ministrja Gjonaj i njohu pjesëmarrësit me ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria, edhe në kuadër të procesit të integrimit të vendit në familjen evropiane.
Por edhe në këtë takim, Shqipëria nuk ka marrë një përgjigje finale nga Gjermani mbi votën që do të japë Berlini për hapjen ose jo të negociatave në fund të qershorit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë mësohet se deputeti Gjerman Florian Hahn, në fjalën e tij e vlerësoi të rëndësishme këtë seancë dëgjimorë në kushtet kur edhe Bundestag shumë shpejt do të marrë një vendim për qëndrimin që do të mbajë Gjermania mbi rekomandimin e Komisionit të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844