INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet në det një letër e mbyllur në shishe, e shkruar 50 vite më parë, në kërkim të autorit [VIDEO]

Gjendet në det një letër e mbyllur në shishe, e shkruar 50 vite më parë, në kërkim të autorit [VIDEO]

Publikuar më: 11:34 18-07-2019

Me siguri shumë prej jush e keni menduar thjesht si një veprim i cili ndodh vetëm në filma, por të shkruash një letër, ta mbyllësh në shishe dhe ta hedhësh në det nuk është aspak çudi për ata që kanë dëshirë të lënë gjurmë.

Një shishe me një letër brenda saj është gjetur në plazhin Talia në jug të Australisë. Paul Elliot ishte së bashku me djali e tij kur vunë re shishen e cila mbante një mesazh brenda saj.

Letra është shkruar në 17 nëntor të vitit 1969 nga Paul Gilmore një djalosh anglez në atë kohë 13 vjec. Ai e hodhi shishen teksa ishte duke notuar me një anije.

Mesazhi gjithashtu raporton vendndodhjen: 1000 milje Fremantle, Ëestern Australia dhe një adresë. Sipas ekspertit David Griffin,nuk ka gjasa që shishe ka mbetur në mëshirën e valëve për të gjitha këto vite për të arritur sot në brigjet jugore.

Është më shumë e besueshme fakti se ajo mbeti varrosur për vite në një plazh tjetër dhe më pas u transportua nga një stuhi.

Article Logic
Execution time: 0.0047581195831299