INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri i ri! Aktorët letër Metës, po e dekretuat ligjin përgjegjësia do jetë e juaja..

Teatri i ri! Aktorët letër Metës, po e dekretuat ligjin përgjegjësia do jetë e juaja..

Publikuar më: 11:29 23-07-2018

Artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë lexuar para mediave një letër drejtuar Presidentit të Republikës. Ata i kërkojnë Ilir Metës që të mos dekretojë ligjin që u miratua në Kuvend dhe kërkojnë një takim me të për të sqaruar qëndrimin e tyre. Ata shtuan se vendi ndodhet pa Gjykata Kushtetuese dhe në këtë mënyrë Presidenti aktualisht është filtri i fundit për ligjet.

“Meta ta rikthehejë për rishqyrtim. Ligji shkel balancën mes pushteteve. Në letër janë të shkruara dhe arsyet se përse ligji s’duhet të dekretohet”, thanë artisët. Letrën më pas ata e dorëzuan në Presidencë.
Ligji për ndërtimin e një teatri të ri kaloi dy javë më parë në Kuvend mes debateve të forta dhe vetëm me votat e PS dhe aleatëve të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654