Reperi i njohur Getinjo ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim që ka ngjallur menjëherë kuriozitet në rrjetet sociale.
Kështu pas një periudhe të qetë, ku ai ka preferuar të qëndrojë larg ekspozimit të jetës private dhe të fokusohet kryesisht në projektet muzikore, ai ka surprizuar fansat me një fotografi domethënëse në Instagram.
Në imazhin e publikuar, Getinjo shfaqet përballë pasqyrës, i përqafuar me një vajzë misterioze. Të dy formojnë simbolin e zemrës me duar, një gjest që lë të kuptohet për një lidhje të re sentimentale. Megjithatë, identiteti i vajzës mbetet ende i panjohur, pasi ajo ka zgjedhur të qëndrojë jashtë fokusit të drejtpërdrejtë të kamerës.
Mbetet për t’u parë nëse reperi do të ndajë më shumë detaje në ditët në vijim, apo do të vazhdojë ta mbajë këtë kapitull të ri të jetës së tij larg syrit të publikut.









5 Feb 2026 





