Gjatë një bisede me banorët e Big Brother VIP Albania, fituesi i BBV2, Luizi Ejlli, nuk kurseu batutat dhe riktheu vëmendjen tek një nga personazhet e vitit të kaluar, Xum Allushi.
Ai përmendi frazën e famshme të Xumit: “Unë do t’i fik dritat e kësaj shtëpie” dhe tregoi me humor një moment pas daljes së Xumit nga shtëpia, ku ky i fundit e kishte pyetur nëse mendonte se do t’ia kishte dalë të “fikte dritat” po të mos ishte eliminuar për shkak të një incidenti të ndodhur.
Përgjigja e Luizit shkaktoi të qeshura në shtëpi: “Me aq sa kam parë, veç një mënyrë kishe ti me ia fik dritat asaj shtëpie: Po t’i linte Top-i pa paguar”.
Megjithatë, Xum ka reaguar menjëherë jashtë shtëpisë përmes Instagram Story, duke përgenjeshtruar deklaratën dhe duke shkruar mes të tjerash:
“O mreti i shqiptarëve, mos u bo rrenacak. Thuaje si burrat atë që më the dhe tekstualisht. Ti di si i bën produksioni punët. Kaq. Me mirë kishe shpik ndonjë sëmundje tjetër, kishe bërë bujë më shumë se kjo shaka. Gjithsesi, jam i vetmi banor që përmendet akoma sot, edhe dy vjet më pas. Një kërcim i imi ishte baraz me shumë “humore” tujat. Të shkoftë mbarë filmi, e ke dhe një promo nga unë përveç Bigut…”
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen tek marrëdhëniet e banorëve të kaluar dhe batutat që vazhdojnë të jenë pjesë e bisedave brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV.








5 Feb 2026 





