INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
George Bush ka një përgjigje fantastike për videon e Kanye West  [FOTO]

George Bush ka një përgjigje fantastike për videon e Kanye West [FOTO]

Publikuar më: 14:36 27-06-2016

Lajmi që nuk surprizon më askënd është se video e reperit kontraversial, Kanye, ngriti pluhur sërish.

Bëma e tij e radhës ka të bëjë me përdorimin e imazheve nudo të personazheve si Amber Rose, Taylor Swift etj , mes tyre edhe George Bush. Por krahas diskutimeve se cili prej imazheve është i vërtetë dhe cili prej dylli, një diskutim tjetër është se sa prej tyre do ta padisin Kany-en për zgjedhjen jo të zakonshme.

Vetë ai, ditë më parë shkroi dhe më pas fshiu në Twitter: “A mundet dikush të më padisë që tani?” Por duket se ky nuk është rasti i Bush, pasi ish Presidenti rezulton të ketë një ndienjë humori më të mirë se kushdo tjetër.  “Në rast se ka ndonjë dyshim… ai aty nuk është Presidenti Bush. Ai është shumë më në formë se kaq” ka thënë një përfaqësues i George W. Bush në një intervistë për TMZ. Por a do të jenë po kaq dashamirës dhe pozitivë pjesa tjetër e personazheve nudo, të gjithë në një shtrat pranë njëri-tjetrit në videon “Famous”? Tani është thjesht çështje kohe për ta mësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0026469230651855