Podcasti “Mirëmbrëma Yje” i Arbana Osmanit ka provokuar shumë diskutime, veçanërisht për shkak të të ftuarve dhe komenteve të tyre kritikues ndaj Top Channel. Shumica e të ftuarve kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me Top-in, duke u larguar shpeshherë nga ky televizion për shkak të konfliktit, dhe tani po e shprehin hapur zhgënjimin e tyre ndaj strukturës dhe menaxhimit të saj.
Se fundmi, gazetari Bledi Mane ka kritikuar publikisht moderatoren Arbana Osmani.
Ai u shpreh i indinjuar me qasjen që po mbajnë ish-figurat e këtij televizioni, duke i akuzuar ata për mosmirënjohje ndaj vendit që u dha famën.
Mane deklaroi me tone të ashpra: “Lindën, u rritën, u pasuruan, u martuan në ‘Top Channel’ dhe kanë filluar tani shajnë me podcast-et e tyre vendin i cili i ushqeu, i edukoi, i iluminoi dhe i bëri të famshëm”.
Më tej, ai e drejtoi gishtin specifikisht te moderatorja, duke e akuzuar se po e përdor platformën e saj për të sulmuar ish-shtëpinë mediatike.
“Për shembull, jam disi i zhgënjyer nga Arbana Osmani, e cila podcastin e saj e ka vënë në shërbim të makinerisë së sharjes së kompanisë mediatike ‘Top Channel’. Të paktën Arbanës nuk i takonte”, tha ai në “Top Albania Radio”.








20 Nov 2025 





