INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Galaxy S7 dhe S7 Edge fillojnë shitjet

Galaxy S7 dhe S7 Edge fillojnë shitjet

Publikuar më: 11:40 11-03-2016

Ishte konfirmuar edhe më parë se më 11 mars do të dalin në shitje dy telefonat e rinj të Samsungut, Galaxy S7 dhe S7 Edge, kompania edhe sot ka konfirmuar se ata janë lancuar në tregun botëror.

Ata do të jenë në dispozicion në SHBA, Europë, Singapore, Australi dhe Korea e Jugut.

“Samsung Electronics sot mund t’ju konfirmojë lancimin në tregun botëror të dy telefonëve Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge, duke përfshirë këtu edhe në SHBA, Europë, Singapore, Australi dhe Korea e Jugut”, ka shkruar Samsungu në faqen zyrtare.

Samsungu synon të shesë rreth 17.2 milionë njësi në tre muajt e parë të lancimit.

Çmimi në Evropë për Galaxy S7 është 630 euro, ndërsa i S7 Edge 724 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031