INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më vetëm video, Google publikon YouTube Gaming

Jo më vetëm video, Google publikon YouTube Gaming

Publikuar më: 18:04 10-03-2016

Kompania Google shpalli sot YouTube Gaming, një aplikacion për lojra, e cila do të jetë e disponueshme për iOS dhe Android fillimisht në Kanada, Irlandë, Australi dhe Zelandën e Re.

Ky shërbim do të ketë përparësi për përdoruesit e Android, të cilët mund të shohin video të YouTube Gaming në një dritare më të vogël, teksa përdorin aplikacionin. Kompania bëri të ditur edhe disa ndryshime për dizajnin e faqes së web-it duke shtuar edhe një “Live tab” dhe faqe të reja për menaxhimin e lojrave dhe kanaleve që ndiqni. Edhe pse aplikacioni YouTube Gaming mund të mos duket aq e rëndësishme sa vetë faqja e web-it, kjo i shton shumë përfitime komapisë kur vjen puna tek videot dhe lojrat në celularët smartphone.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453