INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Consumer Reports: Galaxy S7 dhe S7 Edge janë telefonat më të mirë për momentin

Consumer Reports: Galaxy S7 dhe S7 Edge janë telefonat më të mirë për momentin

Publikuar më: 12:34 24-03-2016

Samsung kohët e fundit lançoi modelet e reja të telefonave të saj Galaxy S7 dhe S7 Edge, dhe të dyja modelet e reja vijnë me një varg të përmirësimeve mbi modelet e mëparshme të Galaxy S6.

Me sa duket këto përmirësime e kanë ndihmuar Samsung ta përmirësojë telefonin e saj më të ri në mënyrë të konsiderueshme, pasi vlerësimet e fundit nga Consumer Reports e ka cilësuar Samsung Galaxy S7 si telefonin më të mirë të momentit.

Sipas ConsumerReports, Galaxy S7 dhe S7 edge sjellin memorien që mund të zgjerohet, si dhe funksionin e ri që i bën këto modele rezistente ndaj ujit. Bateria e telefonit cilësohet si e shkëlqyeshme, bashkë me shumicën e karakteristikave të tjera.

Mu për këtë, sipas vlerësimeve, ky mund të mos jetë vetëm telefoni më i mirë i Samsung, por edhe telefoni më i mirë në përgjithësi.

Në Kosovë, në ditën e lansimit global të bërë nga Samsung, modelet e reja të telefonave të linjës S7 janë lansuar dhe kanë filluar të shiten nga Gama Electronics, si përfaqësues ekskluziv dhe nga operatori mobil IPKO.

Article Logic
Execution time: 0.0034041404724121