INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Instagram-i ndryshon sërish

Instagram-i ndryshon sërish

Publikuar më: 11:52 24-03-2016

Risia më e fundit janë notification (njoftimet), të vendosura lart, në të djathtë të website të Instagram.

Instagram tani ka shtuar njoftimet edhe në web sitet e tyre, duke iu afruar kështu edhe më shumë dukjes dhe profilit të Facebook.

Sapo të kyçeni në llogarinë tuaj në Instagram, ju shfaqet një zemër e vogël lart, nga e djathta, në ekran.

Aty ju shfaqen të gjitha njoftimet si: pëlqimet dhe komentet në postimet tuaja, ndjekësit e rinj edhe në etiketime që shokët ju bëjnë.

Ndryshe nga zona e njoftimeve në aplikacionin mobil në iOS dhe Android, ju mund të shihni njoftime vetëm për ju, dhe ende mungon butoni për të shikuar pëlqimet e të tjerëve.

Por duke konsideruar që Instagram është në pronësi të Facebook, ky tipar i ri i njoftimeve nuk është edhe aq befasues, pasi i përgjigjet profilit të Facebook, dhe në të ardhmen mund të mos jetë më si aplikacion i bazuar në smartfon.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039989948272705