INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
G20/ Trump urdhëron kryeministrin e Spanjës: Ulu aty! [VIDEO]

G20/ Trump urdhëron kryeministrin e Spanjës: Ulu aty! [VIDEO]

Publikuar më: 15:06 30-06-2019

Presidenti amerikan Donald Trump njihet si personazhi që arrin të ‘vjedhë’ titujt e parë të mediave me qëndrimet e ashpra ndaj kundërshtarëve të tij politik.

Dhe këtë herë ia ka dalë edhe në mbledhjen e G20-s në Osaka të Japonisë, pasi me një gjest të thjeshtë bëri që media spanjolle të shpërthente me zemërim kundër tij.

Trump u tregua i prerë me kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, duke e urdhëruar atë të ulej para se të largohej pa hezitim.

Sanchez ia dëgjoi fjalën dhe u ul.

Pas kësaj mediat spanjolle shpërthyen me zemërim duke e quajtur mungesë respekti të presidentit amerikan ndaj kreut të qeverisë spanjolle.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549