INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis fushata, premtimet e Trump: Do të zhduk sidën, do të gjendet kurë për kancerin

Nis fushata, premtimet e Trump: Do të zhduk sidën, do të gjendet kurë për kancerin

Publikuar më: 14:35 19-06-2019

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2020, duke thënë se demokratët po kërkojnë të “shkatërrojnë vendin”.

Në një tubim në Florida ai tha se nën udhëheqjen e tij do të zhdukej sëmundja e AIDS-it dhe do të zbulohej një kurë për “shumë sëmundje, duke përfshirë edhe kancerin”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë publikoi edhe sloganin e fushatës duke u shprehur se ëndrra amerikane u rikthye.

Trump është favorit që të jetë kandidati republikan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Article Logic
Execution time: 0.0024340152740479