INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fushë-Krujë, helmohen 11 punonjëse në një fabrikë këpucësh

Fushë-Krujë, helmohen 11 punonjëse në një fabrikë këpucësh

Publikuar më: 13:00 31-05-2017

Të paktën 11 punonjëse të një fabrike këpucësh në Krujë, kanë shfaqur shenja helmimi dhe janë paraqitur me urgjencë në spitalin e Fushë-Krujës ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Punonjëset shfaqën vështirësi në frymëmarrje marrje mendsh dhe simptoma të tjera. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, sapo punonjësit kishin shkuar në punë në fabrikën e këpucëve që ndodhet në Bubq. Policia e Durrësit ka dhënë detaje pas incidentit të ndodhur në fabrikë. Sipas policisë, 11 gra që janë paraqitur ditën e sotme, rreth orës 09:00, në Spitalin e qytetit Fushë-Krujë. Punonjëset e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse në fabrikë dhe mungesa e aspirimit në ambientet e brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037391185760498