INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Dita kundër duhanit! Këshillat e Ministrit të ri të Shëndetësisë…[VIDEO]

Publikuar më: 13:48 31-05-2017

Në ditën botërore kundër duhanit Ministri teknik i i Shëndetësisë, Arben Beqiri si mjek që është ka dalë për herë të parë në media duke patur në vëmendje vetëm shëndetin. Ai tha se ligjit anti-duhan nuk po funksionon më dhe ka një propozim në lidhje me uljen e numrit të duhanpirësve.
“Një cigare redukton 17% të oksigjenit. Në botë po vendoset që pacientët para se të kryejnë oparacione të planifikuara të mos pijnë duhan tre muaj para në të kundërt nuk futen në sallë,” tha Ministri Beqiri.
Duhanpirësit shqiptarët mbajnë numrin rekord në Europë dhe renditemi të dytët pas Turqisë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbi 40 përqind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse. Përllogaritet se në vendin tonë 895 mijë persona janë duhanpirës të rregullt e konsumojnë mesatarisht 19.5 cigare në ditë. E kjo situatë ka bërë që dhe shëndeti i shqiptarëve të përkeqësohet shumë mjafton të shohim rritjen çdo vit të të prekurve nga kanceri apo sëmundjet kardiake. Në fakt alarmante paraqitet situata tek grupmoshat e mitura. Një studimi i fundit flet se është në rritje dhe numri  konsumuesve të duhanit që në 9 vjeçare.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555