INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Këshilli Bashkiak merr vendime për shtresat në nevojë [VIDEO]

Publikuar më: 14:16 31-05-2017

Në vëmendjen e Këshillit Bashkiak sot kanë qënë shtresat në nevojë. Nga sot një numër prej së paku 500 personash në nevojë që ushqehen dhe marrin shërbime në qëndrat sociale do të kenë më shumë ushqime cilësore pasi Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rritë disi kuotën. Këtë lajm të mirë e ndau Kyebashkiaku Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku dhe shtoi se do të ndihmohen dhe 60 familje me bonuse, pasi gjendja e rëndë ekonomike s’u lejon të paguajnë në kohë qeratë e banesave. Veliaj lajmëroi dhe masa të tjera për të vobektët.
“Do ngrihet një strehëze permanente për personat në situatë rruge, për t’ju ofruar këtyre qytetarëve qoftë mundësinë për të kaluar natën të sigurt apo për të marrë një vakt ushqim, por edhe për të marrë shërbime higjienike e mjekësore në çdo ditë të vitit, pa u dashur të ndodhin emergjenca.  Do të ngrihet një magazinë për emergjencat që të përballohen problem nga natyra dhe një qëndër,” tha Erjon Veliaj.
Veliaj foli dhe për fëmijët e rrugës dhe tha se në këto dy vjet kanë identifikuar 313 fëmijë dhe 165 prej tyre janë nën kontroll dhe po ndihmohen për të marrë ofrimin e shërbimeve.

Article Logic
Execution time: 0.0015578269958496