INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Data dhe kriteret për të aplikuar në universitete

Data dhe kriteret për të aplikuar në universitete

Publikuar më: 12:08 31-05-2017

Maturantët pas përfundimit të provimeve do të hedhin hapin tjetër të rëndësishëm, atë të aplikimit në universitete. Regjistrimet në Institucionet e Arsimit të Lartë do të kryhen online nga datat 20 deri më 29 korrik. Ata deri në këto data do të kenë të qarta dhe pikët e marra në provime, pasi deri në 30 qershor ato do të publikohen.
Aplikimi në datat 20-29 korrik mund të bëhet në çdo ambient ku ka internet, ndërsa datat e caktuara për aplikimin janë të ndara sipas drejtorive arsimore në vend me qëllim që rrjeti të mos të bllokohet.

Ja data e aplikimit:
20 dhe 21 Korrik, Tirana
22 Korrik,  Tirana, Kamza, Kavaja, Durrësi dhe Kruja
23 Korrik,  Kukësi, Hasi, Tropoja, Dibra, Mati dhe Bulqiza
24 Korrik,  Elbasani, Peqini, Gramshi, Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja dhe Devolli
25 Korrik,  Fieri, Mallakastra, Lushnja, Berati, Kuçova dhe Skrapari
26 Korrik,  Shkodra, Malësia e Madhe, Puka, Lezha, Kurbini dhe Mirdita
27 Korrik,  Vlora, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti

Po si aplikohet:
Identifikimi në portal bëhet me kartën e identitetit, një email dhe të dhënat personale. Kandidatët do të mund të zgjedhin deri në 10 programe studimi. Ata që zgjedhin programe studimi që kërkojnë konkurs, si degët e Akademisë së Arteve apo sporteve do të zhvillojnë konkurset dhe testimet midis datave 11-22 Gusht. Brenda datës 28 Gusht, institucionet e arsimit të lartë do të afishojnë listat e renditjes së aplikantëve. Këto lista do të jenë të aksesueshme edhe në portalin U-Albania.
Nga data 29 Gusht, fituesit kanë një afat prej 48-orësh për t’u regjistruar në sekretarinë e institucionit ku dëshiron të studiojë. Pas këtij afati ai humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë. Deri më 11 Shtator do të jenë 7 faza të tilla 48-orëshe. Gjatë këtyre fazave, do të plotësohen kuotat që lirohen pas regjistrimit të çdo kandidati që rezulton fitues në më shumë se një program studimi.
Më tej për t’u regjistruar në universitete duhet një dokument identifikimi i shoqëruar me fotokopje; si edhe fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës, ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me çertifikatën e notave. Brenda 13 Shtatorit universitetet do të deklarojnë edhe regjistrimet përfundimtare.
Ndërkohë, periudha e aplikimit për raundin e dytë është 15-22 Shtator 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0024058818817139