INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Fshehur në vazon e kripës”, kapet shqiptari me 25 mijë € kokainë

“Fshehur në vazon e kripës”, kapet shqiptari me 25 mijë € kokainë

Publikuar më: 11:20 28-10-2018

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. 

Karabinierët kishin pikasur lëvizje të dyshimta të shqiptarit Eder Sylari me mjetin e tij tip “Opel” në disa zona të frekuentuara, ndaj e ndaluan 34-vjeçarin dhe e arrestuan.

34- vjeçarit person me precedentë të mëparshëm penalë, ju gjetën në banesë disa mbështjellëse që përmbanin kokainë, materiale për prerje të drogës, peshore elektronike dhe mbi 2 mijë euro para të gatshme, të ardhura nga trafiku i drogës.

Mediat italiane shkruajnë se paratë, shqiptari i kishte fshehur në dhoma të ndryshme të shtëpisë së madhe të fermës. Ndërkohë atij ju zbulua edhe rreth 230 gram kokainë, fshehur në “vazon e kripës”, që do t’i sillte shqiptarit rreth 25 mijë euro fitime, nëse do të shitej në tregun me pakicë.

Article Logic
Execution time: 0.0028178691864014