INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Freedom House: Shqipëria e Kosova pjesërisht të lira

Freedom House: Shqipëria e Kosova pjesërisht të lira

Publikuar më: 11:21 31-01-2017

Në raportin e organizatës Freedom House, që vlerëson shkallën e lirive demokratike në vendet e botës, Shqipëria dhe Kosova radhiten në mesin e vendeve pjesërisht të lira.
Raporti i publikuar të martën (31 janar 2017) vë në pah se prej 11 vitesh me radhë, liria ka shënuar rënie në shkallë botërore.
Shqipëria dhe Kosova përfshihen në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Në këtë grupin përfshihen dhe disa nga vendet e rajonit të Ballkanit si Bosnja, Maqedonia e Mali i Zi. Ndërkohë dy vende të tjera të rajonit kanë lënë pas fqinjët e tyre duke u prfshirë në bllokun e vendeve të lira. Kështu Kroacia dhe Serbia janë përfshirë në kategorinë e vendeve të lira.
Ndërkohë nga 195 vende të përfshira në këtë raport, 87 prej tyre, ose e thënë ndryshe 45% janë të lira, 59 apo 30% janë pjesërisht të lira, ndërsa 49 vende, apo 25% vlerësohen jo të lira.

Article Logic
Execution time: 0.0038149356842041