INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca shpall listën e “Euro 2016”, ja 23 futbollistët që do kemi rivalë [FOTO]

Franca shpall listën e “Euro 2016”, ja 23 futbollistët që do kemi rivalë [FOTO]

Publikuar më: 18:00 31-05-2016

Krahas kombëtares sonë, natyrisht që vëmendja është edhe te kundërshtarët tanë, me të cilët do të përballemi në Euro 2016. Rivalja e Shqipërisë dhe njëkohësisht vëndi organizator,  Franca ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve që do të marrë në “Euro 2016”. Ashtu siç ishte njoftuar më parë, tekniku Didier Dechamps nuk ka grumbulluar dy nga lojtarët më të përfolur Mathieu Valbuena dhe Karim Benzema. Ajo çka bie në sy në listën përfundimtare, është mungesa e Hatem Ben Arfa që zhvilloi një super sezon tek Nice. Ja lista e plotë e Francës.

Portierë: Benoit Costil (Rennes), Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille).

Mbrojtës:Lucas Digne (Roma), Patrice Evra (Juventus), Christophe Jallet (Lyon), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Manchester City), Jeremy Mathieu (Barcelona), Bacary Sagna (Manchester City), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorë: Yohan Cabaye (Crystal Palace), Lassana Diarra (Marseille), N’Golo Kante (Leicester), Blaise Matuidi (Paris Saint-Germain), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Newcastle).

Sulmues: Kingsley Coman (Bayern Munchen), Andre-Pierre Gignac (Tigres), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Anthony Martial (Manchester United), Dimitri Payet (West Ham).

 

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602