INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca parandalon një sulm të ri terrorist

Franca parandalon një sulm të ri terrorist

Publikuar më: 10:07 25-03-2016

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka thënë të enjten se policia ka penguar një sulm terrorist që ishte “në fazën e avancuar” pas një arrestimi dhe kontrolli në periferi të Parisit, në mëngjesin e së enjtes.

Cazeneuve, duke folur në një konferencë, ka thënë se aktualisht nuk ka dëshmi se ka lidhje mes planit të dështuar dhe sulmeve të fundit terroriste në Paris e Bruksel.

Ai ka thënë se bombat ishin të lokalizuara rreth 15 kilometra në veri të kryeqytetit francez.

Cazeneuve ka thënë se personi i arrestuar është francez, por ka refuzuar të shtojë informata tjera, raporton AP, transmeton koha.net.

Njoftimi i ministrit vjen dy ditë pasi tri sulme terroriste në Bruksel lanë të vdekur së paku 31 persona dhe gjashtë ditë pas arrestimit të Salah Abdeslam, i mbijetuari i vetëm nga grupi i sulmuesve të 13 nëntorit në Paris.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793