INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ligji i pronave,Nishani: Ka presion nga qeveria ndaj Gjykatës Kushtetuese

Ligji i pronave,Nishani: Ka presion nga qeveria ndaj Gjykatës Kushtetuese

Publikuar më: 22:56 24-03-2016

Pas deklaratës së ministrit të Drejtësise, i cili u shpreh për çeshtjen e ligjit të ri të pronave, se Gjykata Kushtetuese nuk mund të pezullojë aktet e Kuvendit, vjen menjëhërë reagimi i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Me anë të një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga Presidenca, kreu i shtetit e cilëson qëndrimin e Manjanit, si presion nga ana e Qeverisë Shqiptare ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, presioni politik i një qeverie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar. "Presidenti i Republikës si palë ankimuese, i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë Kushtetutën e vendit dhe standardet e shtetit të së drejtës", thuhet në reagimin e Nishanit.

Kreu i Shtetit shton gjithashtu se ligji për kthimin dhe kompensimin e pronës cenon të drejtat e shqiptarëve si dhe do të rrisë faturën e ndëshkimeve për qeverinë shqiptare nga Gjykata e Strasburgut.

"Ligji aktual dëmton rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, do ta thellojë konfliktin midis individit dhe shtetit e për rrjedhojë do vijojnë penalizimet nga ana e Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut", deklaroi Presidenti Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328