INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca marshon drejt finales, kalon edhe Uruguain

Franca marshon drejt finales, kalon edhe Uruguain

Publikuar më: 17:19 06-07-2018

Ka përfunduar ndeshja e parë çerekfinale midis Uruguait dhe Francës. Një sfidë mjaft e fortë ku luftuan të dyja skuadrat por që “gjelat” arritën të kalojnë më tej.

Autori i golit ka qenë Varane, i cili ka fituar duelin ajror me mbrojtësit e Uruguait dhe ka dërguar topin atje ku Muslera nuk mund të arrinte dot 5 minuta para fundit të pjesës së parë.Griezmann është njeriu i ndeshjes pasi ai arriti të shënoj edhe golin e dytë për Francën më një supër goditje nga jashtë zone ku ka gjetur të papërgaditur portierin e Uruguajit dhe çon shifrat në 2-0.

Ndërkohë edhe loja është zotëruar pothuajse e gjitha nga Franca që ka dominuar mbajtjen e topit me 63%. Uruguaji edhe pse u përpoq shumë duke bërë 11 gjuajtje në portën francëze nuk ka mundur të gjejë rrugën e golit dhe kështu i duhet të japë lamtumirën këtij Botërori.

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344