Franca ka fituar për herë të dytë Kupën e Botës pasi mposhti Kroacinë në finale të Botërorit Rusia 2018. Pas Botërorit më 1998 në shtëpinë e vet, Franca ka fituar edhe Botërorin Rusia 2018, duke e mposhtur Kroacinë 4-2, e cila bëri histori duke e arritur finalen e Kupës së Botës për herë të parë. E pas përfundimit të ndeshjes, janë ndarë edhe çmimet individuale për lojtarët:
Luca Modric është shpallur si futbollisti më i mirë i këtij kompeticioni. Mesfushori kroat fitoi Topin e Artë të Kupës së Botës.
Kilian Mbappe u shpall futbollisti më i mirë i ri, ndërsa Courtuois portieri më i mirë.
Harry Kane i Anglisë është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës.
							
							
							
							
					
											
 
 
 
 







28 Oct 2025 





