INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foto më e pëlqyer ndonjëherë në Instagram? Fansat akuzojnë Beyonce-n për vjedhje! [FOTO]

Foto më e pëlqyer ndonjëherë në Instagram? Fansat akuzojnë Beyonce-n për vjedhje! [FOTO]

Publikuar më: 12:05 03-02-2017

Vetëm pak orë pasi bëri të ditur lajmin se po priste të bëhej nënë e dy binjakëve, shkrepja e parë si mama shtatzënë u kthye shumë shpejt në foton më të pëlqyer ndonjëherë në Instagram.

Por edhe pse imazhi me të cilën Beyonce lajmëroi shtatzaninë arriti në shifrën mbresëlënëse të 8.5 milionë pëlqimeve dhe ky numër është ende në rritje, jo të gjithë ishin fansa të këtij fakti. Në fakt, disa prej komentuesve kanë akuzuar Mbretëreshën Bey se ka vjedhur idenë nga këngëtarja britanike M.I.A. Reperja 41 vjeçare ka publikuar disa imazhe dhe video ngacmuese nga klipi i saj i radhës, me titull “Poëa”, dhe një foto në veçanti përmban një ngjashmëri të çuditshme me ato të Beyonce. Për fansat kjo nuk është rastësi, por ka nevojë të vjedhë një divë si Beyonce? Ku i dihet, ndoshta edhe asaj i mbarohen idetë...

mia.jpg

beyooon.jpg

bbbiii.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042190551757812