INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Forcat e Armatosura të Kosovës. Thaçi i hapur për bisedime me serbët. Vuçiç: Lista nuk e voton

Forcat e Armatosura të Kosovës. Thaçi i hapur për bisedime me serbët. Vuçiç: Lista nuk e voton

Publikuar më: 16:55 01-11-2017

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës po shkon drejt fazës përfundimtare . Thaçi u shpreh se si çdo proces edhe ai i transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës ka ngjallur shumë debate që shpesh herë janë përcjellë me keqkuptime. “Krejt kjo është e natyrshme duke marrë në konsideratë rrethanat specifike në Kosovë, rajon, por mbi të gjitha në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi. Presidenti ka shprehur gatishmërinë që të bisedojë, nëse duhet për çdo ditë me politikanët serbë, por edhe me qytetarët serbë të Kosovës, për të shpjeguar pse duhen krijuar Forcat e Armatosura të Kosovës. Këto deklarata kreu i shtetit të Kosovës i bëri gjatë një debati të hapur me shoqërinë civile ku po diskutohet qëndrimi i komunitetit serb për krijimin e ushtrisë. Por dy ditë më herët presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se Lista Serbe nuk do ta përkrah krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. "Disa kanë ngritur dyshime se kjo mund të jetë e mundur, por Lista Serbe nuk do të mbështesë krijimin e një ushtrie të Kosovës në asnjë rrethanë," tha Vuçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109