INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama, ja pse i hoqa në bllok prefektët...[VIDEO]

Rama, ja pse i hoqa në bllok prefektët...[VIDEO]

Publikuar më: 17:48 01-11-2017

Asnjë motivacion s’ka dhënë Kryeministri Edi Rama për shkarkimin në bllok të 12 perfektëve në të gjithë vendin. E po kështu dhe për emërimin e të rinjve që i ka prezantuar sot. Ajo që të habit është fakti se  të gjithë të emëruarit e rinj janë ish ushtarakë. 

Rama e tha e vetë se është zgjedhur një profil i ri për figurën e prefektit, ushtarakë rezervë nga FA për drejtimin e këtij institucioni vendor.

Ja kush janë prefektët e rinj:

Prefekti i Kukësit-Zenel Kuçana
Prefekti i Dibrës-Abedin Shehu
Prefekti i Shkodrës-Çesk Millja
Prefekti i Lezhës-Gjergj Prendi
Prefekti i Elbasanit-Nasip Malaj
Prefekti i Fierit-Baki Bala
Prefekti i Vlorës-Flamur Mamo
Prefekti i Korçës-Dhori Spirollari
Prefekti i Gjirokastrës-Astrit Aliaj
Prefektja e Tiranës-Suzana Irollari
Prefekti i Beratit-Harilla Dafa

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0059010982513428