Ndonëse ende nuk e kemi marrë veten nga fundjava që lamë pas, këtë javë nuk do t'ju duhet të prisni shumë për t'u argëtuar. Në Folie Terrace festa fillon që të enjten me Shqip-Hop. Një natë me muzikë hip-hop shqiptare nga ajo më e mira, e cila përpos Abel DJ në mikser, do të ketë për kumbar reperin super cool nga Kosova, the flyboy Gjiko. Me pak fjalë një mbrëmje që ja vlen ta shënoni në Axhendën tuaj!
Ora: 23:00
Data: 24 Nëntor
Telefon: 068 60 91 668 / 068 60 89 886
Vendodhja: Rruga "Murat Toptani", Tiranë








14 Nov 2025 





