INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

FMN, rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë më e ulët këtë vit! Argumentat…[VIDEO]

Publikuar më: 11:42 13-01-2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia shqiptare këtë vit do të rritet me 3.7%. Po rritmet e këtij vit llogariten se do të jenë më të ulta në raport me vitin 2018, që ishte 4% dhe shkak kryesor do të jetë prodhimi më i ulët i energjisë në vend. Po dhe kriza ekonomike në disa vende pranë Shqipërisë do të ndikojë në drejtim të eksporteve, ato parashikohen të jenë më të ulëta. Po kështu pritet të ketë dhe një ulje të investimeve të huaja direkte. FMN ka kryer një analizë dhe për projektet e Partneritetit Publik - Privat dhe vëren se kostot fiskale mund të jenë shumë të të larta se parashikimet e mëparëshme. Sipas FMN-së në Shqipëri nuk ka një sistem të mirë për të menaxhuar kostot dhe rreziqet, që vijnë nga Partneriteti Publik-Privat. Ndërsa këshillojnë Ministrinë e Finacave që të ndërmarrë një vlerësim të plotë për rreziqet që lidhen me PPP-të e ndikimin e tyre në kuadrin afatmesëm buxhetor, por dhe për qëndrueshmërinë e borxhit.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535