INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Sfidojnë’ të ftohtin, 50 studentë të ngujuar te Ekonomiku: Ushqimin e kemi futur nga dritarja e banjës

‘Sfidojnë’ të ftohtin, 50 studentë të ngujuar te Ekonomiku: Ushqimin e kemi futur nga dritarja e banjës

Publikuar më: 11:28 13-01-2019

Në këto temperatura të acarta, rreth 50 studentë janë ngujuar te Ekonomiku prej pak ditësh dhe së fundmi kanë bërë një komunikim për mediat.

Gazetarët komunikuan me studentët e ngujuar tek Fakulteti Ekonomik nëpërmjet kangjellave të portës së mbyllur. Një prej studentëve tha për Ora Neës se ndodhen si në shtetrrethim ndërsa ushqimin e kanë futur nëpërmjet dritares së banjës.

Studenti: Ka qenë një natë shumë e vështirë. Temperaturat kanë qenë shumë të ulëta. E kam pasur të vështirë për të marrë edhe ushqim, shpesh herë janë përdorur dritaret e banjos për të futur ushqim. Ngrohja ka qenë e cunguar. Ka qenë si në shtetrrethim. Kemi qenë 50 studentët. Një pjesë e tyre janë brenda sepse kanë familjarët në punë dhe nuk dalin dot në kamera.

Lidhur me vendimin se çfarë do të bëjnë më vonë, studentët thanë që do bëjnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se me mënyrën si do të vijohet.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033750534057617