INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flokët e Marilyn Monroe dalin në ankand [FOTO]

Flokët e Marilyn Monroe dalin në ankand [FOTO]

Publikuar më: 16:00 20-07-2016

“Zotërinjtë preferojnë biondet, po blerësit?

Dy gërsheta flokësh të Merilyn Monroe  të ruajtur  nga mikesha e saj që kujdesej për flokët, Frieda Hull, do të dalin në një ankand në Los Angeles këtë vjeshtë dhe mendohet se shuma do të kapë vlerën e më shumë se 8 mijë dollarëve.

Frieda natyrisht e ka marrë lejen e aktores para se ajo të vdiste, për t’i nxjerrë flokët në ankand.  

Gjatë viteve, në ankandet e sendeve të Marilyn Monroe , fansat kanë qenë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha  për të blerë sendet që dikur i posedonte ylli.

Gjithashtu, në këtë  ankand do të ofrohen edhe objekte nga koleksionet e tjera,  përfshirë një fustan të zi transparent nga filmi “Some Like It Hot”, si dhe fotot e Marilyn Monroe në premierën e filmit “East of Eden” xhiruar në vitin 1955.

Kujtojmë që Marilyn në fillimet e saj ka qenë brune, por agjencia ku ajo punonte ia mbushi mendjen që të bëhej bionde pasi kështu do të kishte më shumë sukses.

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254