INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë forma e hundës për personalitetin tuaj? Zbulojeni kujt pjese i përkisni! [FOTO]

Çfarë thotë forma e hundës për personalitetin tuaj? Zbulojeni kujt pjese i përkisni! [FOTO]

Publikuar më: 13:19 06-07-2016

Besojeni ose jo, një studim i publikuar në revistën e kirurgjisë “craniofacial”-e ka zbuluar se aty jashtë ekzistojnë vetëm 14 lloje hundash.

Për më tepër, secila prej tyre shoqërohet me një set të ndryshëm cilësish në personalitet. Studimi, i drejtuar nga profesori Abraham Tamir, përfshinte studimin e 1300 fotografive njerëzore dhe krahasimin e tyre me krijime të ndryshme artistike në të cilat shfaqej një hundë e ngjashme. Karakteristikat e krijimeve artistike më pas iu “dhanë” hundave respektive që ngjanin me to. Ja rezultatet:

Albert Einstein


Njerëzit me këtë hundë thuhet se kanë zemër të madhe. Janë shumë të dhembshur dhe kanë tendencën të jenë në kontakt me emocionet e tyre.

Vladimir Lenin


Personat me këtë hundë me formë të gjerë thuhet të jenë ekstravagantë dhe sensualë. Ata kanë gjithashtu një horizont të gjerë interesash.

Bill Clinton


Kush mban hundën e Bill beson fort se të tjerëve duhet t’u japësh ndihmë kur u nevojitet. Përgjithësisht janë njerësz me intrigë dhe falin shpejt.

Elizabeth Taylor


Nëse futeni te grupi me këtë hundë, ka shumë gjasa të jeni dominantë dhe poetikë. Por jo vetëm kaq, pasi kjo hundë shoqërohet gjithashtu me mungesë pjekurie.

John F. Kennedy


Hunda e Presidentit të ndjerë amerikan shoqërohet me aftësi organizative. Në momente krize, këto janë njerëzit të cilët do donit të kishit afër.

Jennifer Aniston


Aktorja hollywood-iane dhe hunda e saj mbajnë virtytetet e optimizmit, zgjuarësise dhe dobishmërisë, krahas një disipline të hekurt.

Davidi

Ata që kanë këtë lloj hunde, thuhet të jenë të palodhur dhe mendimtarë të vazhdueshëm.

Barack Obama


Ju që keni këtë hundë, së bashku me Presidentin Obama, thuhet të jeni kuriozë të pashërueshëm. Keni gjithashtu shumë qejf të zgjidhni problemet, me tendencë për të qenë persona ekspresivë.

Marilyn Monroe


Hunda e Marilyn Monroe është e zakonshme ndër personat që kanë shpirt artistik. Kanë gjithashtu tendencën të jenë pasionantë.

Barbra Streisand


Kjo hundë shqiponje urren mungesën e sinqeritetit, me pak fjalë gënjeshtarët. Ka gjithashtu ambicie të madhe dhe janë të prerë për të drejtuar.

Carey Mulligan


E njohur si hunda “qiellore”, ajo konsiderohet si një nga llojet e hundave më tërheqëse. Personat me këtë hundë janë zemërgjerë dhe të prirur drejt suksesit.

Hunda romake


Edhe pse çuditërisht kjo hundë thuhet të jetë tërheqëse, ajo mundet gjithashtu simbolizojë një person frikësues. Ata janë gjithashtu rebelë, në më të shumtën e kohës.

Ariel Sharon


Pesonat me këtë hundë janë tipikisht njerëz që bëjnë gjithçka vetë. Ata shmangin që të ndjekin shumicën.

Hunda anonime


Kjo është hunda më e rrallë nga të gjitha. Kërkuesit shkencorë nuk gjetën dot një person të njohur me këtë lloj hunde. Ajo simbolizon mungesën e fatit të mirë dhe shumë zemëratë.

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713