INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Muhammad Ali deri tek  Jennifer Lawrence : Lista e personave të  famshëm  që e urrejnë  Donald Trump [FOTO]

Nga Muhammad Ali deri tek Jennifer Lawrence : Lista e personave të famshëm që e urrejnë Donald Trump [FOTO]

Publikuar më: 16:36 06-07-2016

 George Clooney dhe Jennifer Lawrence janë vetëm dy nga shumë të famshmit që kanë folur kundër Donald Trump . Pretendeti për Presdient  është quajtur një  coyote  e tërbuar ,  gënjeshtar patologjik "dhe  racist  . Më shumë sesa një yll Hollivudi e ka krahasuar atë me Hitlerin . Ja lista jonë e përditësuar rregullisht e personave që e urrejnë atë.

Dixie Chicks

Treshaj e vajzave të cilat kanë fituar 13 çmime Grammy , së fundmi kanë dëmtuar posterin e Donald Trump duke i vizatuar republikanit disa mustaqe dhe disa brirë si djall. Madje këngëtarja Natalie Maines kishte shkruar në Twitter më parë “” Për sa kohë që vendimet e Donald Trump për Amerikën janë aq të forta sa vendimi në lidhje me flokët e tij, ne jemi në gjendje të mirë”.

Jennifer Lawrence

Aktorja fituese e çmimit Oskar, tha për US Vogue se nëse Donald Trump do të jetë President i Shteteve të Bashkuara, ky do të jetë fundi i botës.

Jerry Springer

Në një intervistë të dhënë për Holluywood Reporter, prezantuesi televiziv u shpreh se Trump nuk duhet të ngatërrohet me kredencialet presidenciale. “Donald nuk ka njohuritë  apo temperamentin e të kuptuarit të vendimeve si të ishte një president”. Ai vazhdoi : "Unë nuk besoj se ai është i keq , por  fakti që ai e luan atë si një shfaqje , tregon një mungesë respekti për vendin "

Muhammad Ali

Në dhjetor, Presidenti Barack Obama iu referua  “heronjve sportive” amerikanë-muslimanë me një fjalim nga shtëpia e Bardhë. Menjëherë më pas Trump i zemëruar nga kjo deklaratë shkroi në Twitter: “Obama në fjalimin e tij foli për heronjtë tanë sportivë muslimanë. Për çfarë sporti ishte duke folur ai dhe  për kë?” Ndërkohë, vetëm 7 muaj më parë ai kishte mburruar aftësistë e Muhamad Ali në Facebook duke iu referuar atij si një boksier i zoti. Pas gjithë kësaj Ali shkroi  një ese  me titull: “ Kandidatit për president i cili ndaloi emigracionin e muslimanëve në Shtete e Bashkuara. "Duke folur si dikush që kurrë nuk ka qenë i akuzuar për korrektësi  politike , unë besoj se udhëheqësit tanë politikë duhet të përdorin pozitën e tyre për të sjellë të kuptuarit në lidhje me fenë e Islamit”, tha ai.

Cher

Cher  e ka përshkruar Trump-in  si një  fanatik ,  një gënjeshtar patologjik , të neveritshmëm dhe të urryer .  Kur këngëtarja u pyet në Twitter se a do ta publikonte  një foto me të , ajo u përgjigj: "Më mirë të rrinë hala në sytë e mi " , para se të shtonte : " Nëse ai do të zgjidhet president, unë do të zhvendosem  në Jupiter.

Susan Sarandon

" Unë nuk mund ta besoj që Amerika do të zgjedhë  Donald Trump president ", ka thënë aktorja,  fituese e çmimit Oskar. "Ai më kujton një xhaxha të  dehur në një martesë që fillon e flet pa pushim vetëm që të tërheqë vëmëndje.  Për të urrejtja dhe racizmi janë bërë dy gjëra krejtësisht normale”, tha ajo.

John Legend

Këngëtari e ka quajtur kandidatin republikan, racist duke cilësuar si të tillë edhe djalin e tij Trump Jr. Kur Trump Jr shkroi në Twitter në lidhje me një protestë të studentëve që u zhvillua  para një prej tubimeve të të atit, Legend shkroi duke iu drejtuar Trump Jr: Unë mendoj se ata ishin duke protestuar për babain tënd racist”.

Chris Brown

Fituesi i çmimit Grammy shkroi në Instagram disa fjalë fyese ndaj Donald Trump: F**k  ty dhe F**k derrat”. Perëndia do të ketë hakmarrjen e tij”

Ben Stiller

Ai e ka cilësuar Trump-in një horr. "Unë nuk mund ta marr atë seriozisht  dhe fakti që disa janë duke e  marrë seriozisht, më duket çmenduri.

George Clooney

Teksa ka folur për  “The Guardian”, aktori e ka quajtur Trump-in një oportunist, fashist dhe ksenofobist. Ai ka thënë për The Telegraph se nuk do të ishte kurrë dakord me politikat e Trump.

Johnny Depp

Depp e quajti kandidatin republikan një shejtan. Ai madje edhe ka luajtur rolin e Trump në një film komedi.

Miley Cyrus

“Donald Trump është një makth i vërtetë”, ka shkruar këngëtarja në faqen e saj të Instagramit. Dhe më pas iu drejtua direkt atij duke i thënë: “Ju nuk jeni Zoti pavarësisht se mendoni se jeni”.

Shakira

Pasi Trump i quajti emigrantët meksikanë “përdhunues”, këngëtarja kolumbiane reagoi menjëherë në Twitter: “Ky është një fjalim i urryer dhe racist. Ai po përpiqet të ndaje një vend i cili prej vitesh ka promovuar diversitetin dhe demokracinë”.

 

Richard Gere

Gjatë një interviste të dhënë në muajin mars , aktori e krahasoi Donald Trump me Musolinin. “Ai është një demagog, një klloun. “Ai është tipi që thotë se merrem unë me këtë problem, do ta rregulloj unë çdo gjë, nuk ka rëndësi se si. Dhe më pas përballesh me një zhgënjim”, tha Gere.

 

Eva Longoria

Ylli i “Shtëpiake të Dëshpëruara”nuk është fanse e  Donald  Trump. Për E Magazinë ajo tha se fjalët e tij krijojnë një helm emocional duke e krahasuar kandidatin gjithashtu me Hitlerin.

Article Logic
Execution time: 0.004011869430542