INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flitet për një lidhje me reperin e famshëm, por LOREDANA është zhgënjyer nga dashuria? Reperja habit me këtë deklaratë! [FOTO]

Flitet për një lidhje me reperin e famshëm, por LOREDANA është zhgënjyer nga dashuria? Reperja habit me këtë deklaratë! [FOTO]

Publikuar më: 11:28 25-02-2020

Reperja e njohur Loredana edhe pse është përfolur për disa lidhje fillimisht me reperin gjerman Mc Cloud e më pas me reperin Zuna duket se në fakt ajo nuk ka objektiv dashurinë në këtë periudhë.

Ajo madje ka dhënë një këshillë për të gjitha femrat duke ju sugjeruar që të bëjnë para dhe jo të dashur. Reperja e cila prej disa muajsh është ndarë nga Mozzik me të cilin ka edhe një vajzë tashmë është përqëndruar në karierën e saj muzikore dhe për këtë arsye ka vendosur që ti dedikohet profesionit duke na treguar se pavarësisht thashethemeve ndoshta për momentin është single.

Nuk e dimë nëse Loredana ka qenë realisht e lidhur me Zunën, por edhe nëse ka pasur diçka, ndoshta tani mund ti ketë dhënë fund duke u përqëndruar siç këshillon edhe të tjerët tek të bërit para.

Në fakt në këtë drejtim këngëtares duket se po i ecën mirë, pasi të gjitha këngët e saj korrin sukses të jashtëzakonshëm.

Që pas ndarjes nga Mozzik, Loredana është përfolur vazhdimisht nga mediat rozë për jetën private, por përveç ndarjes nga reperi, këngëtarja nuk ka konfirmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë asnjë lidhje tjetër.

lorin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598