Luizi dhe Olta u përzgjodhën nga publiku si dy nga banorët më të preferuar. Këta të dy do të jenë imunë deri ditën e shtunë. Bashkë me to, imunë do jenë edhe banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi, Ermiona dhe Beati.
Eliminimi sonte ishte ndryshe nga çdo herë tjetër. Në një enë të qelqtë me gogla, kishte dy numra, 1 dhe 2.
Nëse njëri prej banorëve, zgjidhte numrin 2, atëherë kishte vlerë të dyfishtë. Pra për dy banorë, shkonin automatikisht dy vota, vetëm nga një banor, i cili bënte nominimet.
Ndërsa numri 1, nënkupton që nominimet janë normale. Në televotim shkuan Armaldo, Kristi, Nita, Diola dhe Deamishel.