INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fillojnë përplasjet Mourinho-Pogba! Ja çfarë i thonë njëri-tj...

Fillojnë përplasjet Mourinho-Pogba! Ja çfarë i thonë njëri-tj...

Publikuar më: 11:06 25-07-2018

Paul Pogba ka disa muaj që ka lënë të kuptohet se me Jose Moruinho-n te Manchester United nuk po ndihet mirë.

Madje transferimi i Cristiano Ronaldo-s te Juventusi ka ndikuar jo pak te kampioni i botës, që tani po mendon rikthimin te bardhezinjtë.

Botërori është vendi i përkryer për një lojtar si ai që të japë më të mirën. Përse? Sepse është një muaj dhe aty një futbollist mendon vetëm për futbollin.

Ai është në kamp stërvitor, i izoluar nga bota e jashtme dhe i përqendruar vetëm në futboll, ku dimensionet e lojës shërbejnë vetëm si motivim. Gjatë një sezoni, mund të ketëi një ndeshje të madhe pastaj një më pak të rëndësishme, e kështu përqendrimi humbet. Më pas vjen një tjetër ndeshje e madhe.

Por vlera e tij prej 114 milionë eurosh është një pengesë e madhe. Për më tepër që trajneri portugez e llogarit atë si futbollist të tij.

Ai ia ka bërë të qartë mesfushorit 25 vjeçar se pret që të përqendrohet te “Djajtë e kuq” dhe mos ta ketë mendjen në asgjë tjetër.

Përplasjet mes tyre nisën pasi francezi kërkoi të kishte më shumë liri në formacionin 4-3-3, ndërkohë që Mourinho ishte i prerë në kërkesat e tij.

Për portugezin, Pogba e tregoi me Francën se çfarë mund të japë në fushë nëse përqendrohet.

“Unë nuk mendoj se duhet të jemi ne që të marrim më të mirën nga ai, por duhet të jetë ai që të japë më të mirën e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326