INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fillojnë pasojat e shtatzanisë për Beyonce, zhgënjen fansat!

Fillojnë pasojat e shtatzanisë për Beyonce, zhgënjen fansat!

Publikuar më: 12:03 24-02-2017

Ajo ishte planifikuar që të performonte, por doktorët ia kanë ndaluar!

Mbretëresha Bey, e cila është shtatzënë me dy binjakë, është tërhequr nga festivali i këtij viti i Coachella. Bukurosha 35 vjeçare ishte zbuluar vetëm dy muaj më parë, në fillim të janarit, si performanca kryesore duke bërë që biletat të shiteshin menjëherë. Një muaj më vonë shtatzania e saj u bë publike dhe duke gjykuar nga barku i fryrë, ajo e dinte dhe e kishte marrë parasysh gjendjen e saj në momentin e eventit muzikor. Por duket se doktorët kanë menduar të kundërtën, dhe nën këshillimin e tyre ka vendosur që të tërhiqet. Megjithatë, për të kompensuar disi fansat, ka thënë se do të performojë vitin tjetër. Sikur kjo të mjaftonte për të rimbursuar biletat.

Article Logic
Execution time: 0.0019228458404541