Fifi dhe Adis Patushi kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë vetëm pak ditë pasi nisën thashethemet. Së fundmi ka qarkulluar kudo një video ku çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.
Pas publikimit të pamjeve Fifi ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke zbuluar se është e lumtur. Adisi, për ata që nuk e dinë, është ish-bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi.
Modelja ditën e sotme ka reaguar ndaj këtij lajmi duke habitur të gjithë. Bukuroshja ka pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: Ju pëlqen çifti?
Me “like-n” e saj Adrola zbuloi se është pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.