Fifi dhe Graniti ishin dyshja më e komentuar e javëve të para të Big Brother Vip.
Këngëtarja dhe ish-futbollisti ishin të parët për të cilët u hamendësua se mund të ndodh një lidhje dashurie.
Ata treguan afrimitet të madh me njëri-tjetrin por përfunduan si shokë.
Pas daljes së Fifit nga shtëpia u duk se dyshja kanë prishur raportet madje në një dalje televizive Graniti kishte thënë se kishin një takim shumë të ftohtë.
Por jo kështu treguan pamjet e publikuara nga festa e 20 vjetorit të Top Media ku u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe publikuan pamje që u bënë virale në rrjetet sociale.
Ndërsa, “Panorama Plus” shkruan se miqt të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar se ata kanë nisur një lidhje romantike dhe për më tepër kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.
Se cila është e vërteta mbetet të shihet!












6 Nov 2025 





